Skip to content

Vargje biblike për Good Children

9 vargje · 29 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Kështu Abrahami mori drutë e sakrificës dhe i ngarkoi mbi Isakun, birin e tij; pastaj mori në dorë të vet zjarrin dhe u nisën rrugës që të dy.

  2. Dhe Isaku i foli atit të tij Abraham dhe i tha: "Ati im!". Abrahami iu përgjegj: "Ja ku jam, biri im". Dhe Isaku tha: "Ja zjarri dhe druri, po ku është qengji për sakrificën?".

  3. Abrahami u përgjegj: "Djali im, Perëndia do ta sigurojë vetë qengjin për sakrificën". Dhe vazhduan rrugën të dy bashkë.

  4. Kështu arritën në vendin që Perëndia i kishte treguar dhe atje Abrahami ndërtoi altarin dhe sistemoi drutë; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sipër druve.

  5. Pastaj Abrahami shtriu dorën dhe mori thikën për të vrarë të birin.

  6. Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

  7. sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje.

  8. Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate;

  9. do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.