Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Denial of Christ

7 vargje · 8 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: ''Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin''.

  2. Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: ''Nuk di ç'po thua!''.

  3. Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: ''Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!''.

  4. Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: ''Unë nuk e njoh atë njeri''.

  5. Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: ''Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!''.

  6. Atëherë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: ''Unë nuk e njoh atë njeri''. Dhe në atë çast këndoi gjeli.

  7. Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: ''Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë''. Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.