circa 800–400 BC
The Hebrew Prophets
God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.
Vargje nga kjo periudhë
- Jeremia 20:8rreth 607 p.e.s.
Sepse sa herë që flas, unë bërtas dhe shpall: "Dhunë dhe plaçkitje!". Po, fjala e Zotit është për mua një shkak turpi dhe talljeje çdo ditë.
- Jeremia 20:9rreth 607 p.e.s.
Atëherë unë thashë: "Nuk do ta përmend më dhe nuk do të flas më në emër të tij". Por fjala e tij ishte në zemrën time si një zjarr flakërues, i mbyllur në kockat e mia; përpiqesha ta përmbaja, por nuk mundesha.
- Jeremia 20:10rreth 607 p.e.s.
Dëgjoja shpifjet e shumë vetave: "Tmerr rreth e qark! Paditeni dhe do ta padisim!". Tërë ata me të cilët jetoja në paqe prisnin që unë të pengohesha dhe thonin: "Ndofta do të bindet, kështu ne do të kemi epërsi mbi të dhe do të hakmerremi kundër tij".
- Jeremia 20:11rreth 607 p.e.s.
Por Zoti është me mua si një hero i fuqishëm; prandaj ndjekësit e mi do të pengohen dhe nuk do të kenë epërsi; do të turpërohen me të madhe, sepse nuk do t'ia dalin mbanë; turpi i tyre do të jetë i përjetshëm dhe nuk do të harrohet.
- Jeremia 20:12rreth 607 p.e.s.
Por ti, o Zot i ushtrive, që provon të drejtin dhe heton mendjen dhe zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse ty të kam besuar çështjen time.
- Jeremia 20:13rreth 607 p.e.s.
Këndojini Zotit, lëvdoni Zotin, sepse ka çliruar jetën e nevojtarit nga dora e keqbërësve.
- Jeremia 20:14rreth 607 p.e.s.
Mallkuar qoftë dita në të cilën linda! Mos qoftë e bekuar dita në të cilën nëna ime më lindi!
- Jeremia 20:15rreth 607 p.e.s.
Mallkuar qoftë njeriu që i shpuri lajmin atit tim, duke thënë: "Të ka lindur një bir mashkull", gjë që e mbushi me gëzim.
- Jeremia 20:16rreth 607 p.e.s.
Qoftë ai njeri si qytetet që Zoti ka shkatërruar pa kurrfarë keqardhje. Dëgjoftë klithmën në mëngjes dhe zhurmat e luftës në mesditë,
- Jeremia 20:17rreth 607 p.e.s.
sepse nuk më kanë bërë të vdes në bark të nënës; kështu nëna ime do të ishte varri im dhe barku i saj i ngarkuar për gjithnjë.
- Jeremia 20:18rreth 607 p.e.s.
Pse kam dalë nga barku i nënës, për të parë vuajtje, dhembje dhe për t'i mbaruar ditët e mia me turp?
- Jeremia 21:1rreth 589 p.e.s.
Fjala që iu drejtua Jeremias nga Zoti, kur mbreti Sedekia i dërgoi Pashhurin, birin e Malkiahut dhe Sofonien, birin e Malklahut, priftit, për t'i thënë:
- Jeremia 21:2rreth 589 p.e.s.
"Konsulto, pra, për ne Zotin, sepse Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, bën luftë kundër nesh. Ndofta Zoti do të veprojë me ne sipas të gjitha mrekullive të tij, dhe ai do të tërhiqet nga ne".
- Jeremia 21:3rreth 589 p.e.s.
Atëherë Jeremia u tha atyre: "Do t'i thoni kështu Sekedias:
- Jeremia 21:4rreth 589 p.e.s.
Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të bëj që të tërhiqen armët e luftës që janë në duart tuaja, me të cilat po luftoni kundër mbretit të Babilonisë, kundër Kaldeasve që ju rrethojnë jashtë mureve, dhe do t'i grumbulloj në mes të këtij qyteti.
- Jeremia 21:5rreth 589 p.e.s.
Unë vetë do të luftoj kundër jush me dorën e shtrirë dhe me krahë të fuqishëm, me zemërim, me tërbim dhe me indinjatë të madhe.
- Jeremia 21:6rreth 589 p.e.s.
Do t'i qëlloj banorët e këtij qyteti, si njerëzit ashtu edhe kafshët; ata do të vdesin nga një murtajë e madhe.
- Jeremia 21:7rreth 589 p.e.s.
Mbas kësaj", thotë Zoti, "do të jap Sedekian, mbretin e Judës, dhe shërbëtorët e tij, popullin dhe ata që në këtë qytet do të kenë shpëtuar nga murtaja, nga shpata nga uria, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, në dorë të armiqve të tyre dhe në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre. Ai do t'i vrasë me shpatë: nuk ka për t'i falur, as nuk do t'i vijë keq dhe as nuk do të ketë mëshirë për ta.
- Jeremia 21:8rreth 589 p.e.s.
Dhe këtij populli do t'i thuash: Kështu thotë Zoti: Ja, unë vë para jush rrugën e jetës dhe rrugën e vdekjes.
- Jeremia 21:9rreth 589 p.e.s.
Ai që mbetet në këtë qytet ka për të vdekur nga shpata, nga uria dhe nga murtaja; por ai që ka për të dalë dhe do t'u dorëzohet Kaldeasve që ju rrethojnë ka për të jetuar dhe do të ketë si pre jetën e tij.
- Jeremia 21:10rreth 589 p.e.s.
Sepse unë e kam kthyer fytyrën time kundër këtij qyteti për fat të keq dhe jo për të mirë", thotë Zoti. "Ai do t'i jepet në dorë mbretit të Babilonisë dhe ai do ta djegë me zjarr".
- Jeremia 21:11rreth 589 p.e.s.
Në shtëpinë e mbretërve të Judës do të thuash: "Dëgjoni fjalën e Zotit:
- Jeremia 21:12rreth 589 p.e.s.
O shtëpia e Davidit", kështu thotë Zoti: "Ushtroni drejtësinë që në mëngjes dhe çliroheni atë që e kanë vjedhur nga dora e shtypësit, me qëllim që zemërimi im të mos shpërthejë si zjarr dhe të djegë pa qenë njeri në gjendje ta shuajë, për të shkak të ligësisë së veprimeve tuaja.
- Jeremia 21:13rreth 589 p.e.s.
Ja ku jam kundër teje, o banuese e luginës, shkëmb i fushës", thotë Zoti. "Ju që thoni: "Kush do të zbresë kundër nesh? Kush ka për të hyrë në banesat tona?",
- Jeremia 21:14rreth 589 p.e.s.
unë do t'ju dënoj sipas frytit të veprimeve tuaja", thotë Zoti, "dhe do t'i vë zjarr pyllit të tij, që do të gllabërojë të gjitha gjërat që ka përreth".