Skip to content

Joshua

21 vargje · 2 anëtarë të familjes

I njohur edhe si: Jeshua

Vargje që përmendin Joshua

  1. Ata që erdhën me Zorobabelin ishin Jeshua, Nehemia, Serajahu, Relajahu, Mardokeo, Bilshani, Mispari, Bigvai, Rehumi dhe Baanahu.

  2. Atëherë Jeshua, bir i Jotsadakut, bashkë me vëllezërit e tij priftërinj dhe me Zorobabelin, birin e Shealtielit me gjithë vëllezërit e tij, u ngritën dhe ndërtuan altarin e Perëndisë të Izraelit, për t'i ofruar olokauste, siç është shkruar në ligjin e Moisiut, njeriut të Perëndisë.

  3. Në muajin e dytë të vitit të dytë të arritjes së tyre në shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem, Zorobabeli, bir i Shealtielit, Jeshua, bir i Jotsadakut, vëllezërit e tjerë të tyre priftërinj dhe Levitët

  4. Por Zorobabeli, Jeshua dhe krerët e tjerë të shtëpive atërore të Izraelit iu përgjigjën atyre: "Nuk keni asnjë të drejtë të ndërtoni me ne një shtëpi, Perëndisë tonë, por ne vetë do ti ndërtojmë Zotit, Perëndisë së Izraelit, ashtu si na ka urdhëruar mbreti Kir, mbret i Persisë".

  5. Atëherë Zorobabeli, bir i Shealtielit, dhe Jeshua, bir i Jotsadakut, u ngritën dhe nisën të ndërtojnë shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem; dhe me ta ishin profetët e Perëndisë, që i ndihmonin.

  6. Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeon, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:

  7. Këta janë priftërinjtë dhe Levitët që u kthyen me Zorobabelin, birin e Shealthielit, dhe me Jeshuan: Serajahu, Jeremia, Ezdra,

  8. Sallu, Amoku, Hilkiahu dhe Jedajahu. Këta ishin krerët e priftërinjve dhe të vëllezërve të tyre në kohën e Jeshuas.

  9. Jeshuas i lindi Jojakimi; Jojakimit i lindi Eliashibi; Eliashibit i lindi Jojada,

  10. Këta jetonin në kohën e Jojakimit, birit të Jeshuas, bir i Jotsadakut, dhe në kohën e Nehemias, qeveritarit, dhe të Ezdras, që ishte prift dhe shkrues.

  11. Në vitin e dytë të mbretit Dar, në muajin e gjashtë, ditën e parë të muajit, fjala e Zotit iu drejtua me anë të profetit Hagai, Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, duke thënë:

  12. Zorobabeli, biri i Shealtielit, dhe Jozueu, biri i Jehotsadakut, kryeprift, dhe gjithë pjesa tjetër e popullit e dëgjuan zërin e Zotit, Perëndisë së tyre, dhe fjalët e profetit Hagai, sepse Zoti,

  13. Kështu Zoti e zgjoi frymën e Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës dhe frymën e Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift dhe frymën e gjithë pjesës tjetër të popullit; atëherë ata erdhën dhe filluan punën për shtëpinë e Zotit të ushtrive, Perëndisë së tyre,

  14. "Foli tani Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, dhe pjesës tjetër të popullit, duke thënë:

  15. Dhe tani ji i fortë, Zorobabel", thotë Zoti, "ji i fortë, Jozue, bir i Jehotsadakut, kryeprift; ji i fortë, o mbarë popull i vendit", thotë Zoti, "dhe i hyni punës, sepse unë jam me ju", thotë Zoti i ushtrive,

  16. Pastaj më bëri të shoh kryepriftin Jozue, që qëndronte drejt përpara engjëllit të Zotit, dhe Satanai që rrinte në të djathtën e tij për ta akuzuar.

  17. Jozueu ishte veshur me rroba të papastra dhe qëndronte drejt përpara engjëllit,

  18. Dhe Engjëlli i Zotit e paralajmëroi solemnisht Jozueun duke thënë:

  19. Dëgjo, pra, o Jozue, kryeprift, ti dhe shokët e tu që ulen përpara teje, sepse ata janë njerëz që japin paralajmërime. Ja, unë po të sjell këtu shërbëtorin tim, Filizin.

  20. Ja guri që kam vënë përpara Jozueut: mbi këtë gur të vetëm ka shtatë sy; ja, unë do të gdhend mbishkrimin e tij", thotë Zoti i ushtrive, "dhe do ta heq paudhësinë e këtij vendi në një ditë të vetme.

  21. Merr argjendin dhe arin, bëj një kurorë me to dhe vëre mbi kryet e Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryepriftit.