Skip to content
Fjalët e Urta 24:23-29

Fjalët e Urta 24:23-29

23
Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.
24
Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë", do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.
25
Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.
26
Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.
27
Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.
28
Mos dëshmo pa arsye kundër të afërmit tënd dhe mos gënje me buzët e tua.
29
Mos thuaj: "Ashtu si ma bëri mua, kështu do t'ia bëj edhe unë; do t'ia kthej simbas sjelljes së tij".
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options