Skip to content
Fjalët e Urta 24:30-34

Fjalët e Urta 24:30-34

30
Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s'ka mend;
31
dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur.
32
Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim:
33
të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;
34
kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options