Skip to content
Numrat 7:1-33

Numrat 7:1-33

1
Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe të gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi.
2
Pastaj prijësit e Izraelit, të parët e shtëpive të etërve të tyre, që ishin prijësit e fiseve dhe ishin në krye të atyre që u regjistruan, paraqitën një ofertë
3
dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.
4
Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
5
"Prano këto gjëra prej tyre për t'i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit që ka".
6
Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha Levitëve.
7
Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit simbas shërbimit të tyre;
8
katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit simbas shërbimit të tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron;
9
por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla.
10
Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.
11
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".
12
Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;
13
ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
14
një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
15
një dem të vogël, një dash, një qengj motak si olokaust,
16
një dhi si flijim për mëkatin
17
dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit.
18
Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit.
19
Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
20
një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
21
një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
22
një kec si flijim për mëkatin
23
dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit.
24
Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit të Helonit, prijësit të bijve të Zabulonit.
25
Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;
26
një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
27
një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
28
një kec si flijim për mëkatin
29
dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit.
30
Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit të Rubenit.
31
Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
32
një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,
33
një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options