Kalo te përmbajtja
Mateu 26:31-35

Parathënia e mohimit të Pjetrit

Mateu 26:31-35
31
Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Këtë natë të gjithë ju do të skandalizoheni për shkakun tim, sepse është shkruar: "Do të godas bariun dhe delet e kopesë do të shpërndahen".
32
Por, mbasi të jem ngjallur, do të shkoj përpara jush në Galile''.
33
Atëherë Pjetri duke u përgjigjur i tha: ''Edhe sikur të gjithë të skandalizohen për shkakun tënd, unë nuk do të skandalizohem kurrë!''.
34
Jezusi i tha: ''Në të vërtetë po të them se pikërisht këtë natë, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë''.
35
Pjetri i tha: ''Edhe sikur të duhej të vdisja bashkë me ty, nuk do të të mohoj kurrsesi''. Po atë thanë edhe të gjithë dishepujt.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options