Gjoni 14:1-6
1
''Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!
2
Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t'ju thoja. Unë po shkoj t'ju përgatis një vend.
3
Dhe kur të shkoj e t'ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t'ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.
4
Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën''.
5
Thomai i tha: ''Zot, ne nuk e dimë se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhën?''
6
Jezusi i tha: ''Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.
Settings