Jobi 5:8-16
8
Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time,
9
atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,
10
që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;
11
që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë.
12
I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre;
13
i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym.
14
Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë;
15
por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.
16
Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.
Settings