Jobi 5:1-7
1
"Bërtit, pra! A ka vallë ndonjë që të përgjigjet? Kujt prej shenjtorëve do t'i drejtohesh?
2
Zemërimi në fakt e vret të pamendin dhe zilia e vret budallanë.
3
E kam parë të pamendin të lëshojë rrënjë, por shumë shpejt e mallkova banesën e tij.
4
Bijtë e tij nuk kanë asnjë siguri, janë të shtypur te porta, dhe nuk ka njeri që t'i mbrojë.
5
I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij.
6
Sepse shpirtligësia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka;
7
por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t'u ngjitur lart.
Settings