Skip to content
Isaia 66:7-14

Isaia 66:7-14

7
Para se të provojë dhembjet e pjelljes, ajo ka pjellë; para se t'i vinin dhembjet, ajo lindi një mashkull.
8
Kush vallë ka dëgjuar një gjë të tillë, kush vallë ka parë gjëra si këto? A lind vallë një vend brenda një dite të vetme apo një komb vjen vallë në dritë brenda një çasti? Por Sioni, me të ndjerë dhembjet, lindi fëmijët e saj.
9
"Do të çoj vallë në çastin e lindjes pa e bërë të pjellë?", thotë Zoti. "Unë që bëj të lindin a do ta mbyllja vallë barkun e nënës?", thotë Perëndia yt.
10
Gëzohuni me Jeruzalemin dhe ngazëlloni me të, ju të gjithë që e doni. Gëzohuni me të madhe me të, ju të gjithë që mbani zi për të,
11
me qëllim që të pini qumësht dhe të ngopeni në gjirin e përdëllimeve të tij, me qëllim që të pini me bollëk dhe të kënaqeni me mbushullimin e lavdisë së tij.
12
Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të bëj që paqja t'i arrijë si një lumë dhe pasuria e kombeve si një përrua që vërshon, dhe ju do të pini qumësht, do t'ju mbajnë në ijët e tij dhe do t'ju përkëdhelin mbi gjunjët e tij.
13
Ashtu si një nënë e gëzon fëmijën e saj, kështu unë do t'ju gëzoj dhe do të ngushëlloheni në Jeruzalem.
14
Ju do ta shihni këtë, dhe zemra juaj do të gëzohet, kockat tuaja do të marrin përsëri fuqi si bari i njomë. Dora e Zotit do t'u bëhet e njohur shërbëtorëve të tij dhe do të zemërohet me të madhe kundër armiqve të tij.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options