Skip to content
Hebrenjve 3:7-19

Hebrenjve 3:7-19

7
mos i ngurtësoni zemrat tuaja si në provokim, në ditën e tundimit në shkretëtirë,
8
ku etërit tuaj më tunduan duke më vënë në sprovë, ndonëse i kishin parë veprat e mia dyzet vjet.
9
Prandaj u indinjova me atë brez dhe thashë: Gabojnë gjithnjë me zemër dhe nuk i njohën udhët e mia;
10
kështu u betova në mërinë time: Nuk do të hyjnë në prehjen time''.
11
Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë,
12
por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: "Sot", që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit.
13
Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit,
14
kur thuhet: ''Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos jini zemërgur si në ditën e kryengritjes''.
15
Kush janë ata që, mbasi e dëgjuan, e provokuan? A thua jo të gjithë ata që dolën nga Egjipti me anë të Moisiut?
16
Dhe kush qenë ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A s'qenë vallë ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë nëpër shkretëtirë?
17
Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur?
18
Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.
19
Prandaj, përderisa mbetet akoma një premtim për të hyrë në prehjen e tij, le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet jashtë.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options