Eksodi 12:45-49
45
Të ardhurit dhe mercenarët nuk do të hanë.
46
Qengji do të hahet vetëm në një shtëpi; asnjë pjesë të mishit të tij nuk do ta nxirrni jashtë shtëpisë dhe nuk do të thyeni asnjë kockë të tij.
47
Tërë asambleja e Izraelit do ta kremtojë atë.
48
Dhe kur një i huaj do të banojë me ty do të dojë të kremtojë Pashkët për nder të Zotit, tërë meshkujt e familjes së tij duhet të rrethpriten më parë dhe pastaj ai le të afrohet për të kremtuar këtë ditë, ai do të konsiderohet si i lindur në vend; por asnjë i parrethprerë s'ka për të ngrënë.
49
Do të ketë një ligj të vetëm për atë që ka lindur në vend dhe për të huajin që banon me ju".
Settings