Fò sí àkóónú
Efesianëve 6:1-9

Efesianëve 6:1-9

1
''Ndero babanë tënd dhe nënën tënde'', ky është urdhërimi i parë me premtim,
2
''që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe''.
3
Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.
4
Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,
5
duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,
6
duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,
7
duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.
8
Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.
9
Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options