Skip to content
1 Kronikave 16:15-22

1 Kronikave 16:15-22

15
Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza,
16
besëlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin që i ka bërë Isakut,
17
që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,
18
duke thënë: "Unë do t'ju jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj".
19
kur nuk ishin veçse një numër i vogël, fare i pakët dhe të huaj në vend.
20
Kur shkonin nga një komb në një tjetër, nga një mbretëri në një popull tjetër,
21
ai nuk lejoi që ndokush t'i shtypte; përkundrazi dënoi disa mbretër për dashurinë që ushqente për ta,
22
duke thënë: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi".
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options