Kalo te përmbajtja

Psalmet128

Bekimet e atij që ka frikë Zotin

1
Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.
2
Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.

Begatia në shtëpi dhe në familje

3
Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!
4
Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.

Bekime nga Sioni dhe për Izraelin

5
Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.
6
Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.
Use arrow keys to navigate
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options