Kalo te përmbajtja

Psalmet126

Kujtim i gëzueshëm i ripërtëritjes

1
Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.
2
Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".
3
Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.

Lutje për ripërtëritje të plotë dhe korrje

4
Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.
5
Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.
6
Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.
Use arrow keys to navigate
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options