Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Tribe Of Ephraim: Offering of, at the dedication

6 vargje · 30 aspekte

Vargje për Offering of, at the dedication

  1. Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit të Amihudit, prijësit të bijve të Efraimit.

  2. Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

  3. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  4. një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  5. një kec si flijim për mëkatin,

  6. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Elishama, bir i Amihudit.