Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Tribe Of Dan: Plundered Michah of his idols and his ephod

5 vargje · 23 aspekte

Vargje për Plundered Michah of his idols and his ephod

  1. pesë burrat që kishin vajtur të vëzhgonin vendin u ngjitën lart, hynë në shtëpi, morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, shtëpinë e idhujve dhe figurën prej metali të shkrirë. Prifti rrinte para portës bashkë me gjashtëqind njerëzit e armatosur mirë për luftë.

  2. Kur këta hynë në shtëpinë e Mikahut dhe morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, shtëpinë e idhujve dhe figurën prej metali të shkrirë, prifti u tha atyre: "Ç'po bëni kështu?".

  3. Ata iu përgjegjën: "Hesht, vëre dorën mbi gojë, eja me ne, dhe do të jesh për ne një atë dhe një prift. Ç'është më mirë për ty, të jesh prifti i shtëpisë së një njeriu të vetëm apo të jesh prifti i një fisi ose të një familjeje në Izrael?".

  4. Kështu prifti ndjeu një gëzim në zemrën e tij; mori efodin, shtëpinë e idhujve dhe shëmbëlltyrën e gdhendur dhe u bashkua me ata njerëz.

  5. Atëherë rifilluan marshimin, duke vënë para fëmijët, bagëtinë dhe orenditë.