Skip to content

Vargje biblike për Longevity: General references

11 vargje · 2 aspekte

Vargje për General references

  1. Atëherë Perëndia i tha: "Me qenë se kërkove këtë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar zgjuarsi për të kuptuar atë që është e drejtë,

  2. ja, unë po bëj atë që ti ke kërkuar: po të jap një zemër të urtë dhe të zgjuar, sa nuk ka pasur asnjëri para teje dhe nuk ka për të dalë askush si ti mbas teje.

  3. Po të jap edhe atë që nuk ke kërkuar: pasuri dhe lavdi, kështu që midis mbretërve nuk do të ketë asnjë si ti, për të gjitha ditët e jetës sate.

  4. Në rast se ti ecën në rrugët e mia duke iu bindur statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu si bëri Davidi, ati yt, unë kam për t'i zgjatur ditët e tua".

  5. Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit.

  6. Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën?

  7. Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra.

  8. Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

  9. sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje.

  10. sepse sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë në lutjen e tyre; por fytyra e Zotit është kundër atyre që bëjnë të keqen''.

  11. Dhe kush do t'ju bëjë keq, në qoftë se ju ndiqni të mirën?