Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Levites: Enrollment of, at Sinai

40 vargje · 17 aspekte

Vargje për Enrollment of, at Sinai

Filtro sipas librit
  1. Por Levitët nuk u regjistruan bashkë me të tjerët, simbas fisit të etërve të tyre,

  2. sepse Zoti i kishte folur Moisiut, duke i thënë:

  3. "Vetëm në fisin e Levit nuk do të bësh regjistrimin dhe nuk do të llogaritësh numrin e tyre me bijtë e Izraelit;

  4. Pastaj Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, duke i thënë:

  5. "Bëj regjistrimin e bijve të Levit në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre; do të bësh regjistrimin e të gjithë meshkujve një muajsh e lart".

  6. Kështu Moisiu bëri regjistrimin simbas urdhërit të Zotit ashtu siç ishte urdhëruar.

  7. Këta janë bijtë e Levit, simbas emrave të tyre: Gershon, Kehat dhe Merari.

  8. Këta janë emrat e bijve të Gershonit, simbas familjeve të tyre: Libni dhe Shimei;

  9. bijtë e Kehathit, simbas familjeve të tyre, ishin Amrami, Itsehari, Hebroni dhe Uzieli;

  10. bijtë e Merarit, simbas familjeve të tyre, ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levitëve, në bazë të shtëpive të etërve të tyre.

  11. Nga Gershoni rrjedhin familja e Libnitëve dhe familja e Shimetëve; këto janë familjet e Gershonitëve.

  12. Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt e moshës një muajsh e lart, ishin shtatë mijë e pesëqind.

  13. Familjet e Gershonitëve duhet të zinin vend prapa tabernakullit, në drejtim të perëndimit.

  14. I pari i shtëpisë së etërve të Gershonitëve ishte Eliasafi, bir i Laelit.

  15. Detyrat e bijve të Gershonit në çadrën e mbledhjes kishin të bënin me tabernakullin, me çadrën dhe mbulesën e saj, me perden e hyrjes në çadrën e mbledhjes,

  16. me perdet e oborrit, me perden në hyrjen e oborrit rreth tabernakullit dhe rreth altarit dhe litarët e tij për tërë shërbimin që u takonte.

  17. Nga Kehathi rrjedhin familja e Amramitëve, familja e Itseharit, familja e Hebronitëve dhe familja e Uzielitëve; këto janë familjet e Kehathitëve.

  18. Duke numëruar tërë meshkujt që ishin në moshë një muajsh e lart, kishte tetë mijë e gjashtëqind vetë, që kujdeseshin për shenjtëroren.

  19. Familjet e bijve të Kehathit duhet të zinin vend në krahun jugor të tabernakullit.

  20. I pari i shtëpisë së etërve të Kehathit ishte Elitsafani, bir i Uzielit.

  21. Detyrat e tyre kishin të bënin me arkën, me tryezën, me shandanin, me altarët dhe me orenditë e shenjtërores me të cilat ata kryenin shërbimin, me velin dhe gjithë punën që lidhet me këto gjëra.

  22. Princi i princave të Levitëve ishte Eleazari, bir i priftit Aaron; ai mbikqyrte ata që kujdeseshin për shenjtëroren.

  23. Nga Merari rrjedhin familja e Mahlitëve dhe familja e Mushitëve; këto janë familjet e Merarit.

  24. Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt nga mosha një muajsh e lart, ishin gjashtë mijë e dyqind.

  25. Prijësi i shtëpisë së etërve të familjeve të Merarit ishte Tsurieli, bir i Abihailit. Ata duhet të zinin vend në krahun verior të tabernakullit.