Vargje biblike për Altar: Carried by the Kohathites
Vargje për Carried by the Kohathites
Nga Kehathi rrjedhin familja e Amramitëve, familja e Itseharit, familja e Hebronitëve dhe familja e Uzielitëve; këto janë familjet e Kehathitëve.
Duke numëruar tërë meshkujt që ishin në moshë një muajsh e lart, kishte tetë mijë e gjashtëqind vetë, që kujdeseshin për shenjtëroren.
Familjet e bijve të Kehathit duhet të zinin vend në krahun jugor të tabernakullit.
I pari i shtëpisë së etërve të Kehathit ishte Elitsafani, bir i Uzielit.
Detyrat e tyre kishin të bënin me arkën, me tryezën, me shandanin, me altarët dhe me orenditë e shenjtërores me të cilat ata kryenin shërbimin, me velin dhe gjithë punën që lidhet me këto gjëra.