Skip to content
Psalmet 72:7-14

Psalmet 72:7-14

7
Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.
8
Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës.
9
Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.
10
Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t'i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t'i ofrojnë dhurata.
11
Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t'i shërbejnë.
12
Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.
13
Atij do t'i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.
14
Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options