Skip to content
Fjalët e Urta 6:26-35

Fjalët e Urta 6:26-35

26
Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.
27
A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?
28
A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?
29
Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
30
Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;
31
por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.
32
Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.
33
Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t'i hiqet kurrë.
34
sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.
35
Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t'i bëjnë shumë dhurata.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options