Skip to content
Fjalët e Urta 17:23

Fjalët e Urta 17:23

Po shfaqet vargu 23 me kontekstin përreth.
20
Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.
21
Atij që i lind një budalla do t'i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim.
22
Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.
23
I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë.
24
Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.
25
Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.
26
Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 90 chars

Options