Kalo te përmbajtja
Marku 6:34-44

Ushqimi i pesë mijë vetave

Marku 6:34-44
34
Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t'u mësojë shumë gjëra.
35
Duke qenë se u bë vonë, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ''Ky vend është i shkretë, dhe tashmë është vonë.
36
Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s'kanë gjë për të ngrënë''.
37
Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: ''U jepni ju të hanë!'' Ata i thanë: ''A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t'u japim të hanë?''.
38
Dhe ai u tha atyre: ''Sa bukë keni? Shkoni e shikoni''. Ata, mbasi shikuan, thanë: ''Pesë bukë e dy peshq''.
39
Atëherë ai i urdhëroi ata që t'i rregullojnë të gjithë, ulur në grupe, mbi barin e njomë.
40
Kështu ata u ulën në grupe nga njëqind e nga pesëdhjetë.
41
Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t'ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve.
42
Të gjithë hëngrën sa u ngopën.
43
Dhe mblodhën dymbëdhjetë shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.
44
Ata që hëngrën nga ato bukë ishin pesë mijë burra.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options