Skip to content
Marku 11:29-33

Marku 11:29-33

29
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Edhe unë do t'ju pyes diçka; më jepni përgjigje, pra, dhe unë do t'ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra.
30
Pagëzimi i Gjonit a ishte nga qielli apo nga njerëzit? Më jepni përgjigje.
31
Ata filluan të arsyetonin midis tyre: ''Po të themi "nga qielli", ai do të thotë: "Atëherë pse ju nuk i besuat?".
32
Por po t'i themi "nga njerëzit", kemi frikë nga populli, sepse të gjithë e konsideronin Gjonin se ishte me të vërtetë një profet''.
33
Prandaj, duke iu përgjigjur, i thanë Jezusit: ''Nuk e dimë''. Dhe Jezusi duke u përgjigjur, u tha atyre: ''As unë nuk po ju them se me çfarë pushteti i bëj këto gjëra''.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options