Luka 14:1-6
1
Dhe ndodhi që një ditë të shtunë, kur ai hyri në shtëpinë e një kryetari të farisenjve për të ngrënë bukë, ata po e përgjonin;
2
dhe ja, para tij ishte një njeri hidropik.
3
Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur mësuesve të ligjit dhe farisenjve, tha: ''A është e lejueshme të shërosh ditën e shtunë?''.
4
Por ata heshtën. Atëherë ai e mori për dore atë, e shëroi dhe e nisi të shkojë.
5
Pastaj, duke iu përgjigjur atyre, tha: ''Cili nga ju, po t'i bjerë gomari i vet ose kau në një pus, nuk e nxjerr menjëherë jashtë ditën e shtunë?''.
6
Por ata nuk mund të përgjigjeshin asgje për këto gjëra.
Settings