Skip to content
Luka 12:35-40

Luka 12:35-40

35
Le të jenë ngjeshur ijët tuaja, dhe llambat ndezur.
36
Ngjajini atyre që presin zotërinë e tyre, kur kthehet nga dasma, për t'ia hapur derën sapo të vijë dhe të trokasë.
37
Lum ata shërbëtorë, që zotëria, kur të kthehet, do t'i gjejë zgjuar! Në të vërtetë po ju them se ai vetë do të ngjeshet dhe do t'i vendosë ata në tryezë, dhe ai vetë do t'u shërbejë.
38
Dhe, në se do të vijë në të dytën a në të tretën rojë të natës dhe t'i gjejë kështu, lum ata shërbëtorë.
39
Por ta dini këtë: se po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilën orë i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të linte t'i shpërthenin shtëpinë.
40
Edhe ju pra, jini gati, sepse Biri i njriut do të vijë në atë orë që nuk e mendoni''.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options