Skip to content
Levitiku 27:30-33

Levitiku 27:30-33

30
Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit.
31
Në se dikush do të shpengojë një pjesë të së dhjetës së vet, do t'i shtojë një të pestën.
32
Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t'i shenjtërohet Zotit.
33
Nuk do të bëjë dallim midis së mirës dhe të keqes, as do të bëjë këmbime; dhe po të këmbejë njërën me tjetrën, të dyja do të jenë gjë e shenjtë; nuk do të mund të shpengohen.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options