Skip to content
Jobi 22:1-5

Jobi 22:1-5

1
Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
2
"A mundet vallë njeriu t'i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.
3
Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?
4
Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?
5
Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options