Jobi 21:7-15
7
Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre?
8
Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre.
9
Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta.
10
Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar.
11
Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle.
12
Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit.
13
I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol.
14
Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua.
15
Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t'i shërbejmë? Ç'përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".
Settings