Jobi 12:13-25
13
Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.
14
Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.
15
Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.
16
Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.
17
Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.
18
Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.
19
I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.
20
I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.
21
Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.
22
Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes.
23
I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.
24
U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.
25
Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".
Settings