Skip to content
Jeremia 33:14-18

Jeremia 33:14-18

14
"Ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, "gjatë të cilave unë do të realizoj fjalën e mirë që kam shqiptuar për shtëpinë e Izraelit dhe për shtëpinë e Judës.
15
Në ato ditë dhe në atë kohë do të bëj që të mbijë për Davidin një filiz drejtësie, që do të ushtrojë gjykimin dhe drejtësinë në vend.
16
Ato ditë Juda do të shpëtohet dhe Jeruzalemi do të banojë i sigurt. Ky do të jetë emri me të cilin do të thirret: "Zoti, drejtësia jonë"".
17
Në fakt kështu thotë Zoti: "Nuk do t'i mungojë kurrë Davidit dikush që të ulet mbi fronin e shtëpisë së Izraelit,
18
dhe priftërinjve Levitë nuk do t'u mungojë kurrë para meje dikush që ofron olokauste, që tymos ofertat ushqimore dhe që kryen flijime çdo ditë".
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options