Skip to content
Isaia 40:18-25

Isaia 40:18-25

18
Kujt dëshironi t'i përngjajë Perëndia dhe çfarë figure do t'i vinit përballë?
19
Një artist shkrin një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe argjendari e vesh me ar dhe shkrin zinxhirë të vegjël prej argjendi.
20
Ai që është tepër i varfër për një ofertë të tillë zgjedh një dru që nuk kalbet dhe gjen një artizan të shkathët, që i përgatit një shëmbëlltyrë të gdhendur që nuk lëviz.
21
Por nuk e dini, nuk e keni dëgjuar? A nuk ju është njoftuar që në fillim? Nuk e keni kuptuar nga themelet e tokës?
22
Ai është ai që rri ulur mbi rruzullin e tokës, banorët e së cilës janë si karkaleca; ai i shpalos qiejtë si një velo dhe i hap si një çadër ku mund të banosh.
23
Ai i katandis princat në një hiç dhe i bën të panevojshëm gjykatësit e tokës.
24
Sapo janë mbjellë, sapo janë hedhur në tokë sapo kërcelli i tyre ka lëshuar rrënjë, ai fryn mbi ta dhe ata thahen; uragani i merr me vete si kashtë.
25
"Me kë kërkoni, pra, të më ngjasoni, që të jem baras me të?", thotë i Shenjti.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options