Skip to content
Hebrenjve 10:32-39

Hebrenjve 10:32-39

32
Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t'ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej.
33
Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh.
34
Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara.
35
''Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.
36
Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të''.
37
Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.
38
Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;
39
sepse me anë të saj të moçmit morën dëshmimin.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options