Ezekieli 40:28-37
28
Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm nëpër portën e jugut dhe mati portën e jugut që kishte po ato madhësi.
29
Edhe dhomat e saj, shtyllat e saj dhe harqet e saj kishin po atë madhësi. Ajo kishte dritare dhe harqe rreth e qark me një gjatësi prej pesëdhjetë kubitësh dhe një gjërësi prej njëzet e pesë.
30
Rreth e qark kishte harqe të gjatë njëzetepesë kubitë dhe të gjërë pesë kubitë.
31
Harqet e saj shikonin në oborrin e jashtëm; kishte palma mbi shtyllat e saj dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallareve.
32
Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm që shikon nga jugu dhe mati portën: kishte po ato përmasa.
33
Edhe dhomat e tij, shtyllat e tij dhe harqet e tij kishin po ato përmasa. Ajo kishte dritare dhe harqe rreth e qark dhe kishte një gjatësi prej pesëdhjetë kubitësh dhe një gjërësi prej njëzet e pesë kubitësh.
34
Harqet e tij dilnin mbi oborrin e jashtëm; kishte palma mbi shyllat e tij nga njera dhe nga tjetra anë, dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallareve.
35
Pastaj më çoi te porta e veriut dhe e mati: ajo kishte po ato përmasa,
36
ashtu si dhomat e tij, shtyllat e tij dhe harqet e tij; kishte dritare rreth e qark; ajo ishte pesëdhjetë kubitësh e gjatë dhe njëzet e pesë kubitë e gjërë.
37
Shtyllat e tij jepnin mbi oborrin e jashtëm; kishte disa palma mbi shtyllat e tij nga njëra dhe nga tjetra anë dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallarve.
Settings