Eksodi 25:1-9
1
Zoti i foli Moisiut duke thënë:
2
"U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.
3
Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;
4
stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;
5
lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;
6
vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;
7
gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.
8
Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.
9
Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t'iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.
Settings