Kolosianëve 2:1-11
1
që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarësisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit,
2
ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes.
3
Dhe po ju them këtë, që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse,
4
sepse, edhe pse me trup jam larg jush, me frymën jam bashkë me ju dhe gëzohem duke parë rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.
5
Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të,
6
duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim.
7
Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas Krishtit,
8
sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.
9
Dhe ju keni marrë plotësinë në të, sepse ai është krye e çdo principate e pushteti,
10
në të cilin ju edhe u rrethpretë me një rrethprerje që nuk u bë me dorë, por me rrethprerjen e Krishtit, me anë të zhveshjes së trupit nga mëkatet e mishit:
11
të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish.
Settings