Skip to content

Vargje biblike për The Euphrates

7 vargje · 14 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. Pastaj fjala e Zotit m'u drejtua për herë të dytë, duke thënë:

  2. "Merr brezin që ke blerë dhe që e ke mbi ijët e tua, çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe aty fshihe në të çarën e një shkëmbi".

  3. Unë shkova dhe e fsheha pranë Eufratit, ashtu si më kishte porositur Zoti.

  4. Mbas shumë ditësh ndodhi që Zoti më tha: "Çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe merr aty brezin që të kisha urdhëruar të fshihje".

  5. Unë shkova në drejtim të Eufratit, gërmova dhe mora brezin nga vendi ku e kisha fshehur. Por brezi ishte kalbur dhe nuk vlente më për asgjë.

  6. Atëherë Zoti më drejtoi fjalën, duke thënë:

  7. "Kështu thotë Zoti: "Në këtë mënyrë unë do të shkatërroj kryelartësinë e Judës dhe kryelartësinë e madhe të Jeruzalemit.