Skip to content

Vargje biblike për The Cedar

8 vargje · 30 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. prifti do të urdhërojë të merren për atë që do të pastrohet dy zogj të gjallë dhe të pastër, dru kedri, nga skarlati dhe hisopi.

  2. Prifti do të urdhërojë që të theret një nga zogjtë në një enë prej argjili me ujë të rrjedhshëm.

  3. Pastaj do të marrë zogun e gjallë, drurin e kedrit, skarlatin dhe hisopin, dhe do t'i zhytë, me zogun e gjallë, në gjakun e zogut të therur në ujë të rrjedhshëm.

  4. Do ta spërkatë pastaj shtatë herë mbi atë që duhet të pastrohet nga lebra; do ta shpallë atë të pastër dhe do ta lërë të shkojë të lirë zogun e gjallë nëpër fusha.

  5. Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;

  6. do të therë pastaj një nga zogjtë në një enë argjili me ujë të rrjedhshëm;

  7. dhe do të marrë drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t'i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.

  8. Kështu do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e kedrit, me hisopin dhe me skarlatin;