Skip to content

Vargje biblike për Horticulture

5 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

  1. Kur të hyni në vendin tuaj dhe të keni mbjellë lloj-lloj drurësh frutorë, do t'i konsideroni frutat e tyre si të parrethprera; për tre vjet do të jenë për ju si të parrethprera; prandaj nuk duhet të hahen.

  2. Por vitin e katërt të gjitha frutat e tyre do të jenë të shenjtëruara, do të jenë për lavdinë e Zotit.

  3. Vitin e pestë do të hani frutat e tyre, me qëllim që prodhimi i tyre të mund të rritet. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

  4. Kur të rrethosh një qytet për një kohë të gjatë, duke luftuar kundër tij, për ta shtënë në dorë, nuk do të shkatërrosh drurët frutorë me goditje të sëpatës, do të hash frutat e tyre dhe nuk do t'i rrëzosh; sepse vallë druri i fushës a është njeri që ti ta përdorësh në rrethimin?

  5. Por mund të shkatërrosh dhe të rrëzosh gjithë drurët që ti e di që nuk janë frutorë, për të ndërtuar vepra rrethimi kundër qytetit që të lufton, deri sa ai të bjerë".