Skip to content

Vargje biblike për Godly Fear

7 vargje · 50 aspekte

Vargje kyçe biblike

  1. dhe u tha gjyqtarëve: "Kini kujdes për atë që bëni, sepse nuk gjykoni për njeriun por për Zotin, që do të jetë me ju kur do të administroni drejtësinë.

  2. Prandaj tani frika e Zotit qoftë mbi ju. Tregoni kujdes për atë që bëni, sepse tek Zoti, Perëndia ynë, nuk ka asnjë padrejtësi, as anësi, as pranim dhuratash.

  3. Edhe në Jeruzalem Jozafati vendosi disa Levitë priftërinj dhe të parë të shtëpive atërore të Izraelit për gjykimin e Zotit dhe për grindjet e ndryshme; këta banonin në Jeruzalem.

  4. I urdhëroi ata duke thënë: "Ju do të veproni duke pasur frikë nga Zoti, me besnikëri dhe me zemër të pastër.

  5. po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,

  6. në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,

  7. atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.