Skip to content

Vargje biblike për Genius

16 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

  1. "Shiko, unë e thirra me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës;

  2. dhe e mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarësi, me njohuri dhe çdo shkathtësi,

  3. që të jetë i aftë të përgatisë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,

  4. për të gdhendur gurë për t'u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimesh.

  5. Dhe ja, i dhashë për shok Oholiabin, të birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri në mendjen e të gjithë njerëzve të shkathët, me qëllim që të mund të bëjnë të gjitha ato që të kam urdhëruar:

  6. çadrën e mbledhjes, arkën e dëshmisë dhe pajtuesin që ndodhet mbi të, dhe të gjitha orenditë e çadrës,

  7. tryezën dhe orenditë e saj, shandanin prej ari safi dhe të gjitha pjesët e tij, altarin e temjanit,

  8. altarin e olokausteve dhe tërë veglat e tij, enën e madhe dhe bazën e saj,

  9. dhe rrobat e endura hollë me mjeshtëri, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj,

  10. vajin për vajosje dhe temjanin e parfumuar për vendin e shenjtë. Ata do të veprojnë simbas të gjithë urdhrave që të kam dhënë ty".

  11. Moisiu u tha bijve të Izraelit: "Shikoni, Zoti i thirri me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës,

  12. dhe e mbushi me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me gjithfarë aftësish,

  13. që të mund të krijojë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,

  14. të gdhendë gurë për t'u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimi artistik.

  15. I ka shtënë gjithashtu në zemër aftësinë për të mësuar të tjerët, atij dhe Oholiabit, birit të Ahisamakut, nga fisi i Danve.

  16. I mbushi me diturinë e zemrës për të kryer gjithfarë punimesh të gdhendësit, të vizatuesit, të qëndistarit dhe të endësit, në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë, i aftë për të kryer çdo lloj punimi dhe për të krijuar vizatime artistike.