Skip to content

Vargje biblike për Cud

12 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

  1. Mund të hani çdo kafshë dythundrake që e ka këmbën të ndarë dhe ripërtypet.

  2. Por nga ripërtypësit dhe nga dythundrakët nuk do të hani këto: devenë sepse përtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;

  3. baldosën, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;

  4. lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër;

  5. derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.

  6. Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.

  7. Nuk do të hash asgjë të neveritshme.

  8. Këto janë kafshët që mund të hani: lopa, delja, dhia,

  9. dreri, gazela, dhia e egër, stambeku, antilopa dhe kaprolli.

  10. Mund të hani çdo kafshë që e ka thundrën të ndarë, dhe që përtypet midis kafshëve.

  11. Por nga ato që vetëm përtypen dhe që kanë vetëm thundrën të ndarë nuk do të hani devenë, lepurin dhe baldosën, që përtypen por nuk e kanë thundrën të ndarë; për ju janë të papastra;

  12. edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur.