Romakëve 7:18-25
18
Në fakt unë e di se në mua domëthënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën.
19
Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj.
20
Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.
21
Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua.
22
Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm,
23
por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.
24
Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?
25
I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.
Settings