Psalmet 78:33-43
33
Atëherë ai harxhoi ditët e tyre në kotësi dhe vitet e tyre në tmerre të papritura.
34
Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell.
35
Kujtoheshin që Perëndia ishte Kështjella e tyre dhe që Perëndia shumë i larti ishte Shpëtimtari i tyre.
36
Por ata e mashtronin me gojën e tyre dhe e gënjenin me gjuhën e tyre.
37
Në fakt zemra e tyre nuk ishte e qëndrueshme ndaj tij dhe ata nuk ishin besnikë ndaj besëlidhjes së tij.
38
Por ai, që është i mëshirshëm, ua fali paudhësinë e tyre dhe nuk i shkatërroi, dhe shumë herë përmbajti zemërimin e tij dhe nuk e la indinjatën e tij të shpërthejë,
39
duke mbajtur mend që ata ishin mish, një frymë që kalon dhe nuk kthehet më.
40
Sa herë provokuan indinjatën e tij në shkretëtirë dhe e hidhëruar në vetmi!
41
Po, ata iu drejtuan Perëndisë shumë herë dhe përsëri e provokuan të Shenjtin e Izraelit.
42
Nuk e kujtuan më fuqinë e tij as ditën që i kishte çliruar nga armiku,
43
kur ai kishte bërë mrekullitë e tij në Egjipt dhe në fushën e Tsoanit;
Settings