Psalmet 118:19-27
19
Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.
20
Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.
21
Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.
22
Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.
23
Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.
24
Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.
25
O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.
26
I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
27
Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.
Settings