Skip to content
Psalmet 107:23-30

Psalmet 107:23-30

23
Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,
24
shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.
25
Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.
26
Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.
27
Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç'të bëjnë.
28
Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.
29
Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.
30
Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options